Paneli i zyrës: mbyllja e muajit për çdo klient
Një panel për gjithë zyrën. Veprimet e shpejta në krye: deklarim i ri, libër ATK, foto në Excel, zhvlerësim, faturë, klient. Ecuria e mbylljes në përqindje, lista e muajit me katër hapa (librat ATK, TVSH, kontributet dhe pagat, deklarimet e dorëzuara) dhe rrjedha e punës: çdo klient me gjendjen e vet: për procesim, në rishikim, gati për deklarim, dorëzuar.
- Deklarimet në shumicë: zgjedh WM, WR, TV, IL, QL ose CD, muajin dhe klientët; fushat mbushen nga të dhënat; shkarkohen si Excel dhe shënohen si të dorëzuara.
- Librat ATK për çdo klient dhe muaj ose tremujor, nga faturat e regjistruara ose nga një listë e ngarkuar, ruhen dhe rishkarkohen.
- Kërkimi ⌘K hap çdo klient me emër ose NUI; zilja tregon afatet e 5 ditëve të ardhshme për gjithë zyrën.









