Shumicë dhe distribucion

Agjenti te klienti, porosia në depo, fatura në libra

Agjenti sheh borxhin e klientit para se të hyjë në dyqan, merr porosinë nga telefoni me stokun real, lëshon faturën me serinë e vet dhe regjistron pagesën. Pa sinjal? Gjithçka ruhet dhe dërgohet vetë.

Një ditë pune

Kështu kalon dita me Portofol.

  1. Mëngjes

    Klientët me borxhin e secilit

    Lista e klientëve të agjentit me gjendjen, faturat e hapura dhe pagesat e fundit; kufiri i borxhit paralajmëron para porosisë.

  2. Gjatë ditës

    Porosi me stokun në kohë reale

    Artikujt me çmimin e klientit dhe sasinë në depo; porosia shkon te depoja për ngarkim dhe bëhet faturë me një prekje.

  3. Pasdite

    Fatura dhe pagesa në vend

    Fatura me serinë e agjentit (A1-2026-…) me email ose WhatsApp; pagesa shpërndahet te faturat më të vjetra, kesh ose bankë.

  4. Fundi i muajit

    Punon pa internet

    Porositë, faturat dhe pagesat ruhen në telefon dhe dërgohen vetë sapo kthehet sinjali. Raporti i ditës për çdo agjent.

Si fillon, në tre hapa

  1. Ngarko artikujt dhe klientëtNga Excel: artikujt me çmimet e shumicës, klientët me NUI dhe kufirin e borxhit; cakto agjentët dhe zonat.
  2. Agjentët me telefonin e vetagjenti.portofol.app vendoset si aplikacion; secili sheh vetëm klientët e vet.
  3. Depoja dhe zyra shohin gjithçkaPorositë për ngarkim, faturat në libra, borxhet në kohë reale; librat e TVSH-së gati për EDI.

Provo me biznesin tënd, sot.

Hapet në shfletues, pa instalim. Nëse do, e vendosim bashkë nga larg në 15 minuta.