Sallone bukurie, berberë, spa
Fiskalizim i thjeshtë për sallone bukurie dhe berberë
Kuponi fiskal del nga telefoni që e ke në xhep: zgjedh shërbimin, punëtorin dhe mënyrën e pagesës, printeri i vogël e shtyp me QR. Në fund të ditës sheh sa bëri secili.
Një ditë pune
Kështu kalon dita me Portofol.
- Mëngjes
Kuponi nga telefoni
Shërbimet janë artikuj me çmim fiks; dy prekje dhe kuponi fiskal del i nënshkruar, me QR, te printeri Bluetooth ose USB.
- Gjatë ditës
Shitjet për çdo punëtor
Çdo kupon mban punëtorin që e kreu shërbimin; raporti i ditës dhe i muajit tregon shitjet e secilit për përqindjen.
- Pasdite
Produktet në stok
Shampot, ngjyrat dhe vajrat mbahen në stok veç nga shërbimet; blerjet nga furnitori hyjnë nga fatura.
- Fundi i muajit
Pa arkë fiskale, pa teknik
Punon në çdo telefon ose tablet. Ndryshon çmimin vetë, në vend, pa thirrur askënd.
Si fillon, në tre hapa
- Shkruaj shërbimetPrerje, ngjyrosje, manikyr: emri, çmimi, norma e TVSH-së. Shto punëtorët me PIN-in e secilit.
- Lidh printerin e vogëlPrinteri termik 58 ose 80 mm, Bluetooth ose USB; kuponi printohet nga dialogu i shfletuesit, pa driver.
- Shit nga telefoniKuponi te ATK me çdo shërbim; raporti i ditës në mbrëmje, për çdo punëtor.
Provo me biznesin tënd, sot.
Hapet në shfletues, pa instalim. Nëse do, e vendosim bashkë nga larg në 15 minuta.