Recepsioni cakton terminin
Pacienti telefonon, recepsioni gjen kartelën ose e krijon, zgjedh mjekun dhe orën e lirë në kalendar. Përkujtesa shkon një ditë para.
Për klinika, poliklinika, ordinanca stomatologjike dhe laboratorë. Recepsioni cakton terminin në kolonën e mjekut, mjeku sheh historinë e pacientit, arka lëshon kuponin fiskal me QR pas vizitës. Punon në telefon, tablet dhe kompjuter.
Çka përmban
Si funksionon
Pacienti telefonon, recepsioni gjen kartelën ose e krijon, zgjedh mjekun dhe orën e lirë në kalendar. Përkujtesa shkon një ditë para.
Në telefonin ose tabletin e vet mjeku sheh ditën, hap kartelën, shënon diagnozën dhe shërbimet e kryera. Termini kalon në "i kryer".
Shërbimet e vizitës dalin në arkën e recepsionit; pagesa kesh ose kartelë; kuponi fiskal me QR printohet dhe raportohet te ATK. Në mbrëmje raporti Z.
Pyetje
Kuponi fiskal kërkohet për çdo furnizim te konsumatori i fundit, pavarësisht normës së TVSH-së (UA 01/2026, neni 5). Shërbimet e liruara dalin në kupon me shkronjën e tyre të TVSH-së; produktet me 18 % veç. Portofoli e bën ndarjen vetë.
Po. Çdo mjek kyçet me llogarinë e vet dhe sheh vetëm ditën dhe pacientët e tij; recepsioni dhe pronari shohin gjithçka.
Të dhënat ruhen të enkriptuara në serverë në Bashkimin Evropian, me kopje rezervë ditore; qasja është me rol dhe çdo veprim lë gjurmë. Klinika mund t’i eksportojë në çdo kohë.
PortoKlinik 360 € në vit përfshin një arkë (SEF). Laboratori me arkën e vet është arkë shtesë: +60 € në vit.
Hape në shfletues dhe hyr me llogarinë e biznesit; kontabilisti i sheh të njëjtat libra.