Kafene, restorante, bare
Tavolinat, kuzhina dhe kuponi fiskal, në një program
Kamarieri merr porosinë nga telefoni, kuzhina e sheh në ekran, llogaria ndahet mes miqve dhe kuponi fiskal del me QR. Tavolina e zënë ndizet, ajo që pret gjatë skuqet.
Një ditë pune
Kështu kalon dita me Portofol.
- Mëngjes
Plani i sallës, si është në të vërtetë
Sallë, terasë, shank: tavolinat ku janë, me kohën që kanë kaluar dhe shumën e hapur. Tavolinat bashkohen dhe ndahen.
- Gjatë ditës
Porosi nga telefoni i kamarierit
Kamarieri porosit nga telefoni i vet, me shënime ("pa qepë", "mesatar"); porosia shkon vetë te kuzhina ose shanku.
- Pasdite
Ekrani i kuzhinës
Porositë me kohën e pritjes, me ngjyrë kur vonohen; kuzhinieri i shënon "gati" dhe kamarieri e sheh.
- Fundi i muajit
Ndarja e llogarisë dhe kuponi
Paguajnë veç e veç ose bashkë, kesh ose kartelë; çdo pagesë merr kuponin e vet fiskal me QR, nga printeri i shankut.
Si fillon, në tre hapa
- Vizato sallën dhe ngarko menynëTavolinat me numra, zonat, menyja e gatshme e kafenesë ose e jotja nga Excel, me normat e TVSH-së.
- Një tablet në shank, telefonat e kamarierëveLokali hapet në çdo pajisje; kamarierët kyçen me PIN. Printeri 80 mm në shank, ekrani i kuzhinës në tabletin e vjetër.
- Punë, pastaj mbyllja e ditësRaporti i ditës për çdo kamarier dhe arkë, shitjet sipas artikullit dhe orës; kontabilisti i ka në libra.
Provo me biznesin tënd, sot.
Hapet në shfletues, pa instalim. Nëse do, e vendosim bashkë nga larg në 15 minuta.