Çmimet
Zgjedh programet. Totali del vetë.
Çdo program ka çmimin e vet për 12 muaj, pa TVSH. I ndez ata që të duhen, thua sa arka ose agjentë ke, dhe sheh sa paguan në vit. 30 ditë provë me gjithçka, pa kartelë.
Pyetje
Për çmimet dhe pagesën.
Çka është "një arkë"?
Një pikë shitjeje e regjistruar te ATK: një banak me tabletin ose telefonin e vet. Dyqani me një banak ka një arkë; restoranti me shank dhe sallë zakonisht ka dy. Çdo arkë shtesë kushton 60 € në vit.
Pse Shitja kushton 60 € më shumë me TVSH?
Biznesi në TVSH ka nevojë për librin e shitjes dhe të blerjes në formatin e EDI-së dhe deklaratën TV çdo muaj. Te Shitja kjo pjesë paguhet veçmas; te Lokali, Klinika, Rent-i dhe Agjenti është e përfshirë.
Si paguhet?
Një herë në vit, në avans, me transfer bankar. Lëshojmë faturë me TVSH. Pas pagesës merr kodin e licencës me email dhe e fut te Cilësimet → Licencat. Si funksionon licenca →
Çka ndodh pas 30 ditëve të provës?
Programet që nuk i ke blerë mbyllen me një kuti ku fut kodin; asgjë nuk fshihet. Kontabiliteti për dy kompanitë e para mbetet falas pa afat.
Kam zyrë kontabiliteti me 30 klientë. Sa paguaj?
Dy kompanitë e para janë falas. Për 28 të tjerat: 28 × 4 € = 112 € në muaj, ose 1.344 € në vit. Vendos 30 te "Kompani" lart dhe e sheh.
A mund të marr dy programe?
Po, dhe shkruajnë në të njëjtat libra. Një lokal me agjent në terren ndez Lokalin dhe Agjentin; totali del lart.
A ka çmim për zyrat që sjellin klientë?
Po. Zyra e kontabilitetit që i sjell klientët e vet në Portofol ka çmim partneri për programet e tyre. Na shkruaj.
Fillo me 30 ditë provë.
Pa kartelë. Nëse nuk të përshtatet, nuk paguan asgjë.