Portofol Agjenti
Shitja në terren,
në telefonin e agjentit.
Për agjentët e shitjes, distributorët dhe shitjen me shumicë. Agjenti sheh sa ka borxh klienti, merr porosinë, lëshon faturën dhe e regjistron pagesën, edhe kur nuk ka sinjal. Zyra i sheh menjëherë, në të njëjtat libra.
- Në çdo telefon, pa instalim
- Edhe pa internet
- Lidhur me librat
Çka përmban
Zyra në xhepin e agjentit.
Porosi te klientiZgjedh klientin, shton artikujt me sasinë dhe zbritjen; porosia del te zyra si draft, gati për t’u faturuar.
Klientët dhe borxhiSa ka borxh secili dhe sa me afat të kaluar; telefoni dhe adresa në hartë me një prekje.
Stoku në kohë realeAgjenti sheh sa ka në depo para se të premtojë; paralajmërohet kur nuk mjafton.
Fatura në vendE lëshon te klienti me numrat e vet (A1-2026-0001); PDF, email ose WhatsApp.
Pagesat në terrenPara të gatshme ose bankë; ndahet vetë në faturat më të vjetra. Paralajmërim mbi 500 €.
Punon pa internetGjithçka ruhet në telefon dhe dërgohet vetë sapo kthehet lidhja, pa dyfishuar asgjë.
Raporti i ditësPorositë, faturat dhe paratë për t’u dorëzuar; zyra e sheh për çdo agjent.
EkipiZyra ose pronari i hap llogaritë e agjentëve dhe sheh ditën e secilit.
Direkt te kontabilistiÇdo faturë shkon në ditar, në TVSH dhe zbret stokun.
Ekipi në terren, sot.
Hape në telefon dhe hyr me llogarinë që të ka dhënë zyra.