Licenca
Provo 30 ditë. Pastaj një kod, një vit.
Nuk ka kontratë të gjatë, nuk ka kartelë në fillim dhe nuk ka instalim. Çdo biznes i ri i provon të gjitha produktet 30 ditë. Kur vendos, blen vetëm produktin që të duhet dhe e aktivizon me një kod.
- 30 ditë falas, pa kartelë
- Një licencë për produkt dhe biznes
- Të dhënat mbeten tuajat
Hap pas hapi
Nga prova te licenca.
- Prova fillon vetëSapo regjistron biznesin, ke 30 ditë qasje në të gjashtë produktet: Kontabiliteti, Shitja, Lokali, Agjenti, Rent dhe Klinika. Kuponi fiskal punon në ambientin test të ATK-së derisa të aktivizosh PortoSEF.
- Zgjedh paketënTe Çmimet llogarit vetë sa kushton për llojin e biznesit dhe numrin e arkave, ose na shkruaj për ofertë. Paguan me bankë, në avans për një vit; lëshojmë faturë me TVSH.
- Merr kodinPas pagesës të dërgojmë me email një kod si HPQF-H6HP. Kodi vlen 30 ditë për t'u futur dhe përdoret vetëm një herë.
- Fute te aplikacioniHap Cilësimet → Licencat → Fut kodin e licencës, ose fute direkt në ekranin që del kur produkti mbyllet. Licenca hapet menjëherë, në të gjitha pajisjet e biznesit.
Rregullat
Çka duhet ta dish.
Për çka vlen një licencë?
Për një produkt, një biznes (NUI) dhe numrin e arkave ose agjentëve që ke blerë. Një dyqan me dy arka ka një licencë PortoPos me dy vende. Licenca nuk kalon te biznes tjetër.
Si e di kur skadon?
Te Cilësimet → Licencat sheh çdo produkt me datën e skadimit. 14 ditë para skadimit del një shirit i artë në krye të aplikacionit, dhe të dërgojmë email.
Çka ndodh kur skadon?
Produkti mbyllet për shitje të reja dhe del ekrani "Licenca ka skaduar" me kutinë për kodin. Asgjë nuk fshihet: të dhënat mbeten për lexim dhe eksport në Excel, CSV dhe PDF edhe 90 ditë.
Si e vazhdoj?
Me një kod të ri. Nëse licenca ende vlen, viti i ri shtohet pas datës së skadimit, kështu që nuk humb asnjë ditë kur vazhdon herët.
A paguan zyra e kontabilitetit për klientët?
Librat për dy bizneset e para të një zyre janë falas. Klientët që përdorin arkën, lokalin apo klinikën kanë licencën e vet; zyra i sheh librat e tyre pa pagesë shtesë.
Çka përfshin licenca?
Shfrytëzimin e sistemit në re, kopjet rezervë ditore, përditësimet (edhe ato ligjore) dhe mbështetjen me email e telefon. Kushtet e plota janë te Kushtet e licencës.