Rent-a-car
Vetura jashtë me kontratë, brenda me kupon fiskal
Kalendari tregon cilat vetura janë të lira, të rezervuara, jashtë ose me vonesë. Dorëzimi printon kontratën me gjithë elementet e nenit 5 të UA 11/2023; kthimi llogarit shtesat, merr pagesën dhe lëshon kuponin fiskal.
Një ditë pune
Kështu kalon dita me Portofol.
- Mëngjes
Kalendari i flotës
Çdo veturë në rreshtin e vet, çdo ditë në kolonë: rezervime, jashtë, vonesa, servis. Kliko një ditë të lirë dhe rezervimi hapet gati.
- Gjatë ditës
Kontrata me një prekje
Palët, targat dhe VIN-i, km, karburanti, gjendja, periudha, çmimi, depozita, kufizimet: gjithçka që kërkon UA 11/2023, si PDF në vend.
- Pasdite
Kthimi lëshon kuponin fiskal
Km dhe karburanti në kthim, shtesat (karburant, dëme, vonesë), pagesa kesh ose kartelë, kuponi fiskal me QR te ATK.
- Fundi i muajit
Çdo veturë është aset
Kosto, vlera kontabël, zhvlerësimi 20 % në vit sipas Ligjit 06/L-105, shitja me faturë dhe arkivi me historinë e fitimit.
Si fillon, në tre hapa
- Fut flotënTargat, VIN-i, klasa, çmimi ditor, zbritjet javore dhe mujore, shtesat (GPS, ulëse fëmije, kasko).
- Rezervo dhe dorëzoRezervimi nga telefoni, dorëzimi me km dhe karburant, kontrata e printuar dhe e nënshkruar në vend.
- Kthe dhe fiskalizoShtesat, pagesa, kuponi fiskal; libri i kontratave me kohën e dorëzimit dhe të kthimit, siç e kërkon neni 4.
Provo me biznesin tënd, sot.
Hapet në shfletues, pa instalim. Nëse do, e vendosim bashkë nga larg në 15 minuta.