Shërbime profesionale

Fatura dhe kupon fiskal për shërbime, pa program kontabiliteti të rëndë

Servisi i veturave, agjencia, studioja, zyra ligjore: lëshon faturën me logo dhe vulë, pro-faturën për ofertë, dhe kuponin fiskal kur paguan një qytetar. TVSH-ja ose tatimi i paragjykuar llogariten vetë.

Një ditë pune

Kështu kalon dita me Portofol.

  1. Mëngjes

    Fatura dhe pro-fatura me pamjen e letrës

    Shkruan në të majtë, letra mbushet në të djathtë: logoja, vula, nënshkrimi, TVSH-ja sipas normës. PDF me email ose WhatsApp.

  2. Gjatë ditës

    Kupon fiskal nga fatura

    Kur klienti është konsumator i fundit dhe paguan në vend, fatura e paguar lëshon kuponin fiskal me QR, pa arkë.

  3. Pasdite

    Blerjet nga PDF

    Fatura e furnitorit lexohet nga dokumenti; TVSH-ja e zbritshme dhe libri i blerjes mbushen vetë.

  4. Fundi i muajit

    Rregullat e ligjit të paralajmërojnë

    Pragu i TVSH-së, kesh mbi 300 € mes bizneseve, qiraja me tatim në burim, tatimi i paragjykuar 9 % për shërbime: çdo vërejtje citon nenin.

Si fillon, në tre hapa

  1. Fut kompaninëNUI, regjimi tatimor (real ose i paragjykuar), TVSH po ose jo, logoja dhe vula.
  2. Lësho faturën e parëKlienti gjendet nga ARBK me NUI; rreshtat, norma, afati; PDF-ja te klienti me një klik.
  3. Deklaro pa importTV ose IL/QL, librat ATK dhe pasqyrat vjetore nga të dhënat; afatet me email.

Provo me biznesin tënd, sot.

Hapet në shfletues, pa instalim. Nëse do, e vendosim bashkë nga larg në 15 minuta.